Le te lidhemi

Na kontaktoni

Na tregoni pak me shume rreth projektit tuaj dhe ne do t'ju rikthehemi me zgjidhjen me te mire per ekranet dhe komunikimin tuaj dixhital.

Pyetje të shpeshta

FAQ rreth Digital Signage

Këtu gjeni përgjigjet për disa nga pyetjet më të shpeshta rreth ekraneve profesionale dhe zgjidhjeve tona të Digital Signage.

Ekranet Infoscreen funksionojnë me sistem Android dhe mund të përdoren në mënyrë fleksibël, ngjashëm me një pajisje Android. Për përdorim profesional, ato mbështesin aplikacione të dedikuara për Digital Signage që mund të shfaqin video, imazhe, reklama, menu digjitale, njoftime, prezantime, dokumente PDF, faqe web, përmbajtje HTML dhe programe të planifikuara për orare apo lokacione të ndryshme.

Përmbajtja në ekranet Infoscreen mund të menaxhohet në disa mënyra, sipas nevojave të biznesit: me USB për përditësime të thjeshta lokale, në kohë reale nga telefoni për ndryshime të shpejta, ose përmes Infoscreen CMS, platformës sonë online për menaxhim të centralizuar. Me CMS ju mund të ngarkoni materiale, të krijoni programe, të planifikoni orare dhe të kontrolloni disa ekrane apo lokacione nga një panel i vetëm.

Ekranet Infoscreen përdoren kryesisht në ambiente të brendshme si qendra tregtare, dyqane, restorante, klinika, hotele, zyra dhe hapësira pritjeje ku komunikimi vizual duhet të jetë i qartë dhe profesional. Për projekte specifike, me porosi mund të ofrojmë edhe ekrane outdoor të përshtatura për ambiente të jashtme.

Po. Në çmim përfshihet montimi i ekranit, transporti dhe trajnimi i stafit që do ta përdorë sistemin. Transporti brenda Tiranës ofrohet pa pagesë, ndërsa për qytete të tjera organizohet sipas lokacionit dhe ofrohet kundrejt pagesës.

Po. Ekranet Infoscreen kanë 1 vit garanci, gjatë së cilës ofrojmë mbështetje teknike për funksionimin normal të pajisjes. Pas përfundimit të garancisë, mirëmbajtja dhe suporti teknik mund të vazhdojnë të ofrohen kundrejt pagesës, sipas nevojave të biznesit tuaj.