DISPLAY TECHNOLOGY
& DIGITAL SIGNAGE

Zgjidhje te avancuara per transmetimin e permbajtjes dinamike ne ekrane profesionale per nje eksperience interaktive dhe terheqese ne cdo hapesire.

Professional digital signage

Digital Signage

Çfarë është Digital Signage?

Digital Signage është teknologji për transmetimin e përmbajtjeve dixhitale – video, imazhe, slideshow, tekste dhe njoftime – në ekrane profesionale LED/LCD, të vendosura në vende publike dhe biznese. Këto ekrane ju lejojnë të komunikoni në kohë reale me audiencën tuaj.

  • Personalizim i plotë i përmbajtjes sipas brendit dhe fushatave.
  • Përditësim në kohë reale nga një panel i vetëm menaxhimi.
  • Përvojë interaktive që rrit angazhimin dhe shitjet.
🏥

Shëndetësi & Klinika

Informoni pacientët me oraret, shërbimet dhe mesazhe të personalizuara në ekrane të vendosura në pritje.

🍽️

Restorante & Fast Food

Meny dinamike, oferta në kohë reale dhe promovime që i shtyjnë klientët të porosisin më shumë.

🛒

Qendra Tregtare & Dyqane

Guidoni vizitorët, promovoni marka dhe rrisni shitjet me mesazhe të targetuara në çdo ekran.

📱

Evente & Panaire

Agenda, sponsorë dhe njoftime live për një përvojë interaktive gjatë gjithë eventit.

Ekran digital signage në ambient komercial

Blog

Si ndikon Digital Signage në angazhimin e klientëve?

Digital Signage nuk është thjesht ekran për reklama; është një platformë komunikimi që kombinon teknologjinë, kreativitetin dhe të dhënat për të krijuar përvoja më tërheqëse për klientët.

  • Tërheq vëmendjen menjëherëVideo, animacione dhe lëvizje kapin vëmendjen brenda pak sekondash, sidomos në ambiente me shumë konkurrencë vizuale.
  • E bën përvojën më të lehtëEkranet mund të shfaqin oferta në kohë reale, orientim në hapësira të mëdha dhe informacion të qartë për produkte apo shërbime.
  • Personalizon komunikiminMesazhet mund të ndryshojnë sipas orarit, lokacionit ose audiencës, duke e bërë komunikimin më relevant.
  • Ndikon në vendimet e blerjesOferta e duhur në momentin e duhur mund të rrisë blerjet impulsive, të promovojë produkte specifike dhe të forcojë identitetin e markës.

Artikulli shpjegon edhe përfitimet për biznesin: rritje të shitjeve, fleksibilitet maksimal, ulje kostosh dhe përmbajtje që përditësohet menjëherë pa printim.

SHËRBIMET

Analiza e projektit

Analiza e projektit

Analiza e Projektit e ofruar nga Infoscreen ndihmon në identifikimin e detajuar të nevojave të klientit dhe prezantimin me zgjidhjet më të përshtatshme me kërkesat dhe kushtet e tij në një kohë të shpejtë dhe me kosto efektive.

Menaxhimi

Menaxhimi

Për një funksionim sa më cilësor të projektit, ne ofrojmë modelin e menaxhimit të mëtejshëm nga Infoscreen sipas nevojave të klientëve, për të siguruar performancë të lartë dhe përditësime të vazhdueshme të përmbajtjes.

Instalimi

Instalimi

Montimi fizik i pajisjeve me sistemin elektrik dhe në përshtatje me ambientin. Testimi i plotë i funksionimit të të gjithë sistemit hardware & software në prani të klientit. Dorëzimi i produktit dhe njohja me udhëzimet e nevojshme nga stafi ynë mbi mënyrën e menaxhimit dhe raportin e shërbimit.

Suport ndaj klientit

Suport ndaj Klientit

Mbështetja ndaj klientit është në qendër të funksionalitetit tonë. Infoscreen ofron një marrëveshje mirëmbajtjeje dhe shërbim ndaj klientit qëndron në dispozicion për çdo nevojë teknike apo pyetje.

Paneli i Infoscreen CMS

CMS Platform

Menaxho të gjithë ekranet nga një panel i vetëm

Infoscreen CMS ju ndihmon të planifikoni, publikoni dhe monitoroni përmbajtjen në kohë reale për çdo ekran dhe lokacion.

  • Planifikim i përmbajtjes sipas orarit dhe lokacionit
  • Publikim i shpejtë i fushatave dhe njoftimeve
  • Monitorim i statusit të pajisjeve në kohë reale

Partnerët tanë

Klientët tanë

Klientët tanë përfitojnë nga teknologjia jonë e besueshme dhe inovative, duke garantuar komunikim efektiv dhe prezantim të personalizuar të përmbajtjes në çdo mjedis.

Zbulo rreth nesh
Raiffeisen Bank
Meliá
Bamboo
Plaza
Private Terminal
CFO Pharma
ETC
Grand Casino
Delta
Cohl’s
Prince Adriatic Resort
Big Brother VIP Boutique
Concord Center
Fish City
French Tacos
Queen Casino
Nur
AMA

Le te lidhemi

Na kontaktoni

Na tregoni pak me shume rreth projektit tuaj dhe ne do t'ju rikthehemi me zgjidhjen me te mire per ekranet dhe komunikimin tuaj dixhital.