Rreth Nesh

Infoscreen Albania

Infoscreen është partneri juaj i besuar që ndihmon bizneset në transformimin dhe rritjen e standardeve të marketingut dhe komunikimit dixhital.

Rreth Nesh

Infoscreen Albania

Infoscreen është partneri juaj i besuar që ndihmon bizneset në transformimin dhe rritjen e standardeve të marketingut dhe komunikimit dixhital. Me teknologjinë tonë të integruar, që përfshin hardware dhe software, si dhe ekspertizën tonë shumëvjeçare në teknologjinë AV (Audio Video), ne ofrojmë zgjidhje të plota të Digital Signage për bizneset dhe më gjerë.

Ne ndihmojmë bizneset të krijojnë marrëdhënie dinamike me klientët, duke ofruar më shumë informacion, përmbajtje të pasur dhe prezantime cilësore. Kjo u jep mundësi atyre të arrijnë audiencën e synuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të fuqishme, duke rritur shitjet dhe shërbimet përmes një marketingu më të thjeshtë, me kosto më të ulët dhe më të zgjuar.

Infoscreen është partneri juaj i besuar që ndihmon bizneset në transformimin dhe rritjen e standardeve të marketingut dhe komunikimit dixhital.

Misioni & Vlerat

Misioni ynë në reklamimin dixhital

Misioni ynë është të punojmë me përkushtim dhe strategji për të rritur produktivitetin e reklamimit dhe informimit dixhital për partnerët dhe klientët tanë.

Përmes inovacionit dhe adaptimit, ne përpiqemi të jemi gjithmonë në hap me tendencat e reja në marketingun dixhital.

Lehtësia në Përdorim

Ne e bëjmë marketingun dixhital sa më të thjeshtë dhe efektiv.

Rritja së Bashku

Ndihmojmë bizneset të rriten me bashkëpunim afatgjatë.

Partneri Juaj Dixhital

Rrisim dukshmërinë dhe efektivitetin e marketingut tuaj.

Shërbime të Personalizuara

Zgjidhje të personalizuara për çdo klient.

Pyetje të shpeshta

FAQ rreth Digital Signage

Këtu gjeni përgjigjet për disa nga pyetjet më të shpeshta rreth ekraneve profesionale dhe zgjidhjeve tona të Digital Signage.

Ekranet Infoscreen funksionojnë me sistem Android dhe mund të përdoren në mënyrë fleksibël, ngjashëm me një pajisje Android. Për përdorim profesional, ato mbështesin aplikacione të dedikuara për Digital Signage që mund të shfaqin video, imazhe, reklama, menu digjitale, njoftime, prezantime, dokumente PDF, faqe web, përmbajtje HTML dhe programe të planifikuara për orare apo lokacione të ndryshme.

Përmbajtja në ekranet Infoscreen mund të menaxhohet në disa mënyra, sipas nevojave të biznesit: me USB për përditësime të thjeshta lokale, në kohë reale nga telefoni për ndryshime të shpejta, ose përmes Infoscreen CMS, platformës sonë online për menaxhim të centralizuar. Me CMS ju mund të ngarkoni materiale, të krijoni programe, të planifikoni orare dhe të kontrolloni disa ekrane apo lokacione nga një panel i vetëm.

Ekranet Infoscreen përdoren kryesisht në ambiente të brendshme si qendra tregtare, dyqane, restorante, klinika, hotele, zyra dhe hapësira pritjeje ku komunikimi vizual duhet të jetë i qartë dhe profesional. Për projekte specifike, me porosi mund të ofrojmë edhe ekrane outdoor të përshtatura për ambiente të jashtme.

Po. Në çmim përfshihet montimi i ekranit, transporti dhe trajnimi i stafit që do ta përdorë sistemin. Transporti brenda Tiranës ofrohet pa pagesë, ndërsa për qytete të tjera organizohet sipas lokacionit dhe ofrohet kundrejt pagesës.

Po. Ekranet Infoscreen kanë 1 vit garanci, gjatë së cilës ofrojmë mbështetje teknike për funksionimin normal të pajisjes. Pas përfundimit të garancisë, mirëmbajtja dhe suporti teknik mund të vazhdojnë të ofrohen kundrejt pagesës, sipas nevojave të biznesit tuaj.

Infoscreen Albania

Infoscreen është partneri juaj i besuar që ndihmon bizneset në transformimin dhe rritjen e standardeve të marketingut dhe komunikimit dixhital.